This is default featured post 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

Saturday, July 21, 2012

10 efektet pozitive që sjell e qeshura në shëndetin tuaj

Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme. Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë. Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin. E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. 

Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë. Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.
1- E qeshura është ngjitëse

Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t’iu mërzisin më tepër.
2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm

Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.
3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës

Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.
4- E qeshura ndryshon humorin tonë

Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë. Vetëm kështu nuk do të lejoni që stresi të bëhet pjesë e ditës tuaj.
5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj

Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush.
6- E qeshura eliminon stresin

Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket. Mundohuni ta mbani sa më larg stresin duke bërë të qeshurën pjesë të pandarë të jetës suaj.
7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat

Ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një drogë natyrale, sigurisht që ka vetëm efekte pozitive në shëndetin tuaj.
8- E qeshura forcon sistemin imunitar

Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Rezultatet duken në një shëndet mendor e fizik të kënaqshëm.
9- E qeshura ul tensionin e gjakut

Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni. Rezultatet do të jenë të pëlqyeshme dhe nuk do të nguroni ta provoni sërish.
10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive

Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar së qeshuri. Është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se “jeta është e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje. Bëjeni mesazhin “jeta është e bukur” moto të ditës suaj. Vetëm do kështu nuk do të keni probleme shëndetësore, pagjumësi, stres, dhimbje koke, etj.

SUPLEMENT/Si të luftoni sëmundjet e zemrës me receta popullore


Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe anemive, problemeve kardiake e tensionit të gjakut. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. “Tirana Observer” publikon sot një paktet këshillash se si të shmangni sëmundjet e zemrës dhe të gjakut, që shfaqen në stinën e nxehtë, më anë të dietës së përditshme. Në një suplement prej 5-faqesh ju do të keni mundësinë të njihni recetat mjekësore popullore dhe këshillat për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për zemrën. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut, si problemet me zemrën dhe tensionin. Këshillat mbërrijnë nga mjekët kardiologë, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. Cilat janë frutat që forcojnë zemrën, efektet e rrushit dhe verës, limoni dhe ulja e tensionit të gjakut, dieta që shmang rreziqet që sjell stina e verës. Këto e shumë të tjera në suplementin e fundjavës për të pasur zemër të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet e gjakut.
Ushqime të shëndetshme për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.
Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular.
Vera e bardhë ndihmon zemrën

Deri më tani është menduar se vera e bardhë, ndryshe nga vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e kuqe. Nuk është vetëm vera e kuqe ajo që e mbron zemrën. Një studim i ri ofron qetësi për të gjithë dashamirët e verës së bardhë, pasi që shkencëtarët kanë njoftuar se vera e bardhë e mbron zemrën ngjashëm sikurse edhe vera e zezë. Deri me tani është menduar se vera e bardhe, ndryshe nga vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e zezë.
Dieta ushqimore

Ushqimi juaj duhet të përmbajë pemë, perime, peshk, drithëra etj. Kufizimi i përdorimit të yndyrave duhet të jetë hapi i parë. Mishi, qumështi, gjalpi etj, duhet të konsumohen në sasi të vogël.
Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën “Journal of Gerontology”.
Porosit biftek zgare

Mendon se të bën keq për zemrën, por gabohesh. Bifteku përmban selen, i cili rrit imunitetin, si edhe vitamina B, që pakësojnë homocisteinën (aminoacid në gjak, prania e tepërt e të cilit shkakton sëmundje në zemër). Masa e yndyrës deri në 50 % është varietet i shëndetshëm për zemrën.
Pi më shumë çaj

Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.
Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.
Hani fruta dhe perime

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta, brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.
Ndryshimi i ushqimit dhe efektet

Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbëre nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamë dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë, por në kokrra të plota.
Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.
Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.
Më shumë peshk për zemrën

Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.
Kaliumi aleat i zemrës

Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.
Ushqimet që ndihmojnë zemrës

Mishi i vicit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gote në dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.
Ushqimet që duhen evituar

Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.
Proteina që shmang problemet kardiake

Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteine. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.
Mungesa e kaliumit sjell probleme

Përse shërben kaliumi? Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngërçeve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin, si dhe në prodhimin e energjisë.
Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.
Ushqimet që përmbajnë kalium për zemrën

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.
Barishtet dhe frutat për zemrën

Minerali i kaliumit është i pranishëm në bimët. Më të pasura me të janë zarzavatet (si fasulet, thjerrëzat, etj); frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e freskëta, etj; të cilat janë një burim i mirë në kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujë bën që zarzavatet të humbasin 50-70 % të kaliumit që kanë. Ja pse duhet përdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet të konsumohen të gjalla.
Vaji i ullirit parandalon infarktin

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, mund të përbëjë një luftë natyrore kundër infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon oksidimin e ADN-së dhe plakjen e qelizave. Të paktën ky është përfundimi i dy studimeve paralele të kryera nga studiuesit italianë. Studimet e kryera mbi dy kampione të ndryshme, kanë treguar se funksioni antioksidues i fenolëve, agjentëve kimikë natyralë që ndodhen te ullirit, është i tillë që ka veti mbrojtëse si ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe trombozat), ashtu dhe mbi sëmundjet degjenerative (tumoret, sëmundja e Alzhaimerit). Studimet janë kryer nga dy ekipe të ndryshme. Studimet kanë hedhur dritë mbi efektin mbrojtës të fenolëve mbi sistemin kardiak dhe parandalimin e tumoreve.
Vera e dobishme për sëmundjet e zemrës

Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së grave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt nevojave të ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime kanë arritur studimet mjekësore nga shkenca dhe mjekët kardiologë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga të një infarkt ose bllokim venash. Efektet ndryshojnë nëse vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkoolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar zemrën të punojë më qetë.
Anoreksia e dobëson funksionin e zemrës

Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër. Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.
Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.
Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.
Aloe vera për kurimin e leucemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.
Dieta juaj mund të kurojë aneminë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.
Hurma ndihmon për problemet e gjakut

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.
Lëngu i karotës lufton aneminë

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.
Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.  Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, është rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.
Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.
Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.
Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.
Çokollata e zezë e dobishme për zemrën

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.
Kafeja një terapi e mirë për zemrën

Kafeja  këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.

Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut

Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.
Qershia ul kolesterolin në trup

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Dardha largon problemet në zemër

Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.
Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.
Qershia

Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Kakaoja mbron nga sëmundjet e zemrës

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.

Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.
Kakao kuron:

1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

2-Është antidepresive

3-Bën të mundur uljen e presionit të gjakut

4-Parandalon kancerin

5-Zhvillon kujtesën
Banania

Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat. Bananet

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë Cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “y deri tre banane ne dite janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet këtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.
Peshku

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga astma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.
Misri

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Në jug të Dakotës në ShBA, popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin “Festa e Misrit” ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misër. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Ai përmban një lloj vitamine B (Thiaminë) që është e domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Purslana
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur

2-Purslana përmban Omega-3

3-E dobishme për sëmundjet e zemrës

4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina

5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene
Shega
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

1-Mbron nga kanceri i prostatës

2-Rregullojnë sistemin sistolik

3-Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut

4-Përmban vitaminën C

5-Shton rezervat e vitaminave në organizëm
Murrizi ndihmon zemrën

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se për Mjekësinë Popullore, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ.
Limoni shmang hipertensionin

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.
Si të luftoni sëmundjet kardiake

Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.

Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.

Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.

Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.

Evitoni, alkoolin, duhanin.
Frika nxit sëmundjet e zemrës

Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën “European Heart Journal”. Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.
Kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës

Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterolit mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterolit, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Çdo vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të

artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolit.
Mpiksja e pllakëzave të gjakut

Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesteroli dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar përgjatë mureve të brendshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga

goditjet në zemër. Në studim u morën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë.
Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën

Studimet e reja amerikane bëjnë të ditur se ekzistojnë disa mutacione gjenetike të cilat mbrojnë zemrën nga pasojat e ushqimit jo të shëndetshme, me nivel të lartë të yndyrave.

Magazina shkencore “Science”, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut. Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.
Takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh: gjatë ushtrimeve fizike, temperaturës, emocioneve apo merakut.
Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër

Tek personat që vuajnë nga zemra, marrja rregullisht e aspirinës në doza të vogla, ul incidencën për infarkt, iktus apo dhe vdekjet e parakohshme. Bëhet fjalë për një nga studimet e para që përqendrohen në injektimin e aspirinës në doza të vogla në popullsinë që vuan nga sëmundjet kardiovaskulare të qëndrueshme. Aspirina në doza të vogla (nga 50 në 100 miligramë në ditë) ka rezultuar po aq efikase në dozat më të larta (më tepër se 300 miligramë). Ndërsa për sa i përket rreziqeve që shfaq aspirina, ekipi i Berger-it përllogarit se te mbi 1000 pacientë medikamenti shmang 33 infarkte apo iktuse dhe 14 vdekje për shkak të rreth 9 episodeve të hemorragjisë së rëndë.
Karakteri agresiv dëmton zemrën

Agresiviteti dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona. Studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të rriskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane.
Si ta mbroni zemrën nga ndryshimi i klimës

Luhatjet e temperaturave, rritja e përqendrimit të lagështirës në ajër, i ftohti, pro dhe ndryshimi i stinëve shtojnë problemet te personat që vuajnë nga zemra. Por cilat kategori kardiopatësh janë të predispozuar për të pasur probleme që lidhen drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm? Çfarë u këshillohet këtyre personave për t’i parandaluar këto probleme? Për këtë nevojiten këshillat e kardiologëve dhe vizitat mjekësore.
Lagështira rrit problemet me zemrën

Dihet që mjedisi i jashtëm influencon shumë në sëmundjet e zemrës. Karakteristikat e ajrit si i ftohti, temperaturat e ulëta, po ashtu dhe luhatjet e saj shkaktojnë probleme me zemrën. Kjo, sepse temperaturat e ulëta çojnë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe për pasojë ka një shtim të rezistencës vaskulare periferike, që tentojnë të rrisin vlerat e presionit të gjakut. Këto probleme janë të theksuara në stinën e verës dhe të dimrit, por dhe luhatjet e ndjeshme të temperaturës, karakteristike për ndryshimin e stinëve, mund të shtojnë problemet tek këta pacientë.
Personat më të prekur nga zemra

Edhe pse klima ndikon në shëndetin e zemrës, disa të sëmurë me zemër preken më tepër. Por cilat kategori kardiopatish janë më të predispozuar të kenë probleme. Kontingjenti i kardiopatëve që duhet të ketë më shumë kujdes janë personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, ata që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë dhe ata që paraqesin aritmi të ndryshme.
Kujdesi për zemrën sipas stinëve

Personat kardiopatë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë gjithë vitit. Por, në stinë të veçanta, ky kujdes duhet të jetë më i lartë. Kështu vazhdimisht i kemi këshilluar të sëmurët tanë që kur ka temperatura të ulëta të tregohen mjaft të kujdesshëm, sepse në këto ditë rritet metabolizmi, shtohen spazmat koronare e papritura. Këtyre të sëmurëve në këtë periudhë u këshillohet të kufizojnë daljet në ditët e ftohta, të vishen mirë kur dalin jashtë dhe mbi të gjitha të mos harrojnë asnjë vakt medikamentet. Gjithashtu u rekomandojmë që në regjimin ushqimor të marrin më shumë kalori ushqimore, të eliminojnë kripën dhe të marrin pak doza alkooli.
Shmangni alkoolin e tepërt

Këshillë tjetër që u jepet këtyre personave është të mos ndërpresin përdorimin e aspirinës. Ky kujdes duhet të vazhdojë dhe më pas kur temperaturat të rriten, sidomos në stinë e verës. Kur temperaturat shkojnë mbi 36 gradë celsius. Këta duhet të tregojnë kujdes, sidomos në periudhën e plazhit, duke evituar futjet e menjëhershme në ujë dhe orët e pikut, kur temperaturat janë shumë të larta. Në këtë periudhë të vitit u rekomandohet përdorimi i ushqimeve me kripë, shumë lëngje dhe fruta-perimeve, por nuk u rekomandohet alkooli.
Kur dëmtohen muskujt e zemrës

Sëmundjet e zemrës sot zënë një vend shumë të rëndësishëm në sëmundshmërinë e përgjithshme. Vendin e dytë pas sëmundjeve kancerogjene. Sëmundjet e zemrës shfaqen në shumë forma si sëmundjet reumatizmale, që prekin nodulet e zemrës dhe muskulit po ashtu të enëve koronare, enëve që ushqejnë zemrën, sëmundjet e lindura të saj. Duhet të njihen mirë shkaqet që çojnë në shfaqjen e probleme të zemrës, që të luftohen më mirë ato. Gjithsesi, do të rekomandoja kujdes për shfaqjen e tensionit arterial, luftë kundër diabetit, dislipidemisë dhe mbipeshës.
Personat me probleme zemre

Për ata që kanë probleme me zemrën, lufta duhet të bëhet në mënyrë frontale me dipistime masive dhe me anë të medikamenteve. Mbi të gjitha kërkohet një lidhje e vazhdueshme mes pacientit dhe specialistëve: kardiologut, endokrinologut dhe patologëve. Personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, personat që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë, personat që paraqesin aritmi të ndryshme; janë ata që kanë më tepër probleme.

Tuesday, July 17, 2012

Kos, fruta dhe rrënjët e barishteve ndihmojnë “zhbllokimin”

Kapsllëku është një shqetësim që të kushtëzon në të ngrënë, duke “grumbulluar” shumë brenda vetes, prandaj gjëja e parë që duhet bërë është t’i ndihmoni zorrët të nxjerrin jashtë helmet

Konstipacioni (kapsllëk) është tendenca e lëvizjes së rrallë dhe të vështirë të zorrëve: teknikisht flitet për kapsllëk kur një individ del jashtë më pak se tre herë në javë. Në shumicën e rasteve konstipacioni shkaktohet nga ngadalësimi i kalimit të ushqimit të tretur në zorrë, duke reduktuar lëvizjet normale të zorrëve. Më shumë ajo varet nga situata të tilla, si: pasiviteti fizik, konsumi i ulët i fibrave dhe i lëngjeve, abuzimi me ushqime me maja (bukë, oriz, makarona). Në nivelin emocional kapsllëku (sidomos kronik)shpreh tendencën që të kufizojë ose kontrollojë shprehjen e mendimeve dhe të emocioneve, ose në përgjithësi pjesë të tyre që konsiderohen të papranueshme.

Lëngu i rrënjëve ndihmon organizmin

Përdorimi i rrënjëve lehtëson punën e organizmit tonë. Në veçanti rrënjët e ravenit, rrodhes dhe barit të keq, rregullojnë funksionin dhe lëvizshmërinë e zorrëve. Për këtë arsye  rekomandohen përdorimi i tyre për trajtimin e kapsllëkut kronik, për periudha të shkurtra, madje edhe në ato të rastit. Ndryshe nga barnat që kanë efekt laksativ, kurat natyrore respektojnë mukozën e zorrëve dhe kanë një efekt më pak shkatërrues. Për t’i përdorur rrënjët në formën e infuzionit, zieni një lugë raven, rrodhe dhe bar të keq në 500 ml ujë për 10 minuta. Lihet në qetësi për 10 minuta, pastaj filtrohet dhe pihet në vend të çajit dy herë në ditë, larg vakteve, për 2 javë rresht.

Konsumoni për dy javë kos dhe ushqime të tharta

Që njeriu ka nevojë për pak pisllëk këtë e konfirmon zorra e trashë, pjesa fundore e të cilës është “e populluar” me familje të ndryshme mikrobesh, prania e të cilave është thelbësore për një funksionim të rregullt. Bakteret e acidit laktik, të pranishme te kosi, këshillohen për të rregulluar florën mikrobiale të zorrëve në rast kapsllëku, sidomos pas trajtimit me antibiotikë, që gjithashtu heq atë pjesë të “pistë” shumë të rëndësishme për shëndetin. Produktet më të mira për t’u shoqëruar me kosin janë pak të tharta. Çdo mëngjes, për dy javë, konsumoni kos të skremuar, më pas krahasoni rezultatet.

Kajsitë dhe kumbullat, të ziera ose ashtu siç janë çlirojnë barkun

Buka, makaronat dhe drithërat e zakonshme janë të “rafinuara”, të zbardhura, janë të zhveshura nga cilësia e parë, që mbahet si pjesë e keqe që do të hidhet. Në fakt, kjo pjesë e eliminuar, është burimi më i mirë i fibrave ushqimore shumë të rëndësishme, për të nxitur funksionin e rregullt të zorrëve, pa llogaritur faktin se janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale. Për të eliminuar helmet dhe për të kuruar dembelizmin e zorrëve, shkaktuar nga një dietë tepër e pasur me ushqime të rafinuara, në këtë periudhë është e këshillueshme të konsumoni kajsi dhe kumbulla të freskëta, sepse janë të pasura me ujë dhe antioksidantë (karoten, vitaminë B dhe C). Këshillohet që të konsumohet 50-100 g në mëngjes me stomakun bosh, 15-20 minuta para mëngjesit, të lara mirë dhe të shtypura fort. Mund t’i hani herët në mëngjes, duke i shoqëruar edhe me një gotë lëng.

Sunday, July 15, 2012

SUPLEMENT/Të rejat e fundit nga shkencëtarët dhe mjekët për kurimin e të gjitha sëmundjeve




Sa herë që shkenca zbulon diçka të re për kurimin e sëmundjeve hedh sytë pas për të gjetur të reja të tjera për një mjekim dhe trajtim sa më të saktë të tyre. Madje, shpeshherë kurimi i të gjitha sëmundjeve i nënshtrohet pikësëpari zbulimeve shkencore. Në suplementin e sotëm të gazetës “Tirana Observer” ju do të njiheni me të rejat më të fundit që janë zbuluar nga shkencëtarët dhe mjekët për trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Zbulimet dhe kërkimet shkencore kanë arritur në shumë konkluzione të rëndësishme për trajtimin e problemeve të shëndetit. Në këtë suplement ju do të gjeni informacione dhe trajtime të reja për shumë sëmundje. Tashmë falë zhvillimit shkencor dhe teknologjisë është arritur që shumë sëmundje të kurohen me sukses. Po ashtu, ky zhvillim shkencor ka bërë që të gjenden zgjidhje edhe për sëmundje për të cilat më parë nuk ka pasur shërim.

Gjenet shkak për shfaqjen e kolesterolit


Gjenet dhe trashëgimia janë të parapërcaktuara si përgjegjëse për shfaqjen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të gjitha sjelljet që janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë. Një sërë studimesh kanë treguar se në lëkurën e bajameve, ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular.
Përdorimi i celularëve shkak për kancer në tru
Një sërë studimesh të realizuara në vende të ndryshme të botës kanë treguar një rrezik në rritje nga përdorimi i telefonave celular, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin aparatin. Pesë nga gjashtë studimet e bëra treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe. Po ashtu, përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë, janë 20 për qind më të prirë për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj. Rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë. Sipas shkencëtarëve përdorimi i telefonave celularë për më shumë se dhjetë vjet rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit malinj në kokë apo vesh.
Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun
Për të pastruar gjakun nga përbërësit dhe elementet e dëmshme, mund të jenë të nevojshme një sërë kurash mjekësore. Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.
Sporti dhe gjimnastika rëndojnë artitin reumatik
Ai që ka artritin reumatik shpesh mundet të vazhdojë të merret me interesat e kohës së lirë po ashtu si më parë. Por për ta do të ishte më mirë që gjatë ditës të mos kryejnë lojëra me top apo gjimnastikë me ushtrime kërcimi. Këto lloj veprimtarish mund t’i mbingarkojnë kyçet. Se sa i lodhur njeriu ndjehet nga kjo sëmundje, është diçka vetjake. Nëse sëmundja bëhet më e rëndë mund të jetë i domosdoshëm marrja e pushimit mjekësor. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A. Tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmën, sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ata të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë.
Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi
Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi. Terapi e njohur është edhe Krioterapia, e cila ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Stresi sjell një jetë të ndryshueshme
Pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme në rastet kur reaksioni i shpejtë ndaj tij, bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i bërë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që iu rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk iu lënë kohë që të mendoni rreth stresit. Kalimi i kësaj gjendje do të sillte çaste të qeta dhe të ëmbla pas asaj stuhie të furishme emocionesh të pakontrolluara.
Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. “Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania. Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare. Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam. Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.
Muzika qetëson më shumë se ilaçet

Muziko-terapia ndikon pozitivisht në qetësimin e trurit dhe dhimbjeve fizike tek personat e sëmurë. Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç‘mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella
Uji

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24 për qind, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike. Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore. Megjithatë, edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C, janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik. Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.
Çokollata

Shkencëtarët nga Universiteti i Yale pohojnë se konsumi i çokollatës në shtatzëni zvogëlon mundësitë për shfaqjen e komplikimeve serioze të preeklampsisë (ngritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat që shoqërohet me praninë e proteinave në urinë). Çokollata përmban sasi të madhe të teobrominës, e cila stimulon punën e zemrës dhe kështu lëshon dhe zgjeron enët e gjakut, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësitë e shfaqjes së preeklampsisë. Teobromina shfrytëzohet në mjekimin e dhimbjeve në kraharor, rritjen e shtypjes së gjakut dhe në parandalimin e ngurtësimit të enëve të gjakut. Shkencëtarët shtojnë se teobromina mund ta rregullojë edhe qarkullimin brenda placentës duke bllokuar në këtë mënyrë stresin oksidativ.
Farat e zeza kurojnë 12 sëmundje

Migrena, sëmundjet reumatizmale, diabeti, imuniteti i fëmijëve, sëmundjet e hundës, kolesteroli në gjak, propodiplegia,ulçera, kollë dhe ftohje, infeksioni i zemrës, sëmudnjet e lëkurës si dhe dobësia seksuale, kanë të gjitha një ilaç. Farat e zeza.

Fara e zezë (Nigella Sativa), është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta. Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.
Vitamina D kuron sëmundjet arteriale, funksionet e tjera të saj

Vitamina D mbron nga sëmundjet arteriale, të cilat i shkaktojnë shtresat e yndyrave të cilat e vështirësojnë qarkullimin periferik. Ndërsa personat të cilët kanë nivel të ulët të vitaminës D, në gjakun e tyre kanë prirje për të fituar ndonjë sëmundje të arterieve periferike (PAD). PAD zakonisht shkakton pengesa në qarkullimin e gjakut në këmbë, duke shkaktuar dhimbje dhe mpirje, si dhe pengesa në ecje, ndërsa në disa raste mund të përfundojë edhe me amputimin e këmbës. Vitamina D shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ajo ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve si dhe në shëndetin e nervave dhe të muskujve. Mungesa e kësaj vitamine në trup sjell infeksione në kanalet e frymëmarrjes tek fëmijët, dobësi muskulare dhe mosrritje të kockave dhe anemi
Funksionet e Vitaminës D
1. Funksioni i njohur dhe më i mirë vitaminës D është roli i tij thelbësorë në mineralizimin e kockave dhe të dhëmbëve. Vitamina D lehtëson absorbimin e kalciumit dhe të fosforit nga zorrët dhe inkorporimin (futjen) e këtyre mineraleve në kocka.

2. Vitamina D gjithashtu ndihmon në rregullimin e niveleve në gjak të kalciumit dhe fosforit

3. Kjo vitaminë përfshihet në aktivitetin qelizor të organeve të ndryshme, përfshirë lëkurën, pankreasin dhe ovaret. Në këtë rol vitamina D, funksionon si hormon, pasi sintetizohet nga një organ, por ka efektin e saj në organe të tjera të trupit.

4. Deri në moshën 50-vjeç dilni shpesh jashtë dhe e lini lëkurën të ekspozuar për të paktën gjysmë ore 2-3 herë në javë. Personat që qëndrojnë në shtëpi duan një sasi shtesë të vitaminës D(rrezet nuk kalojnë dritaret).

5. Mbi moshën 50-vjeç, prisni 10-15 minuta para se të aplikoni kremin e plazhit. Pini 1/4 e litrit të qumështit në ditë.

6. Mbi 70-vjeç, ose nëse diagnostikoheni me defiçit vitaminik, rekomandohen të gjitha rekomandimet e mësipërme plus 1 multivitaminë në ditë si dhe një vitaminë D shtesë 400 IU për në total prej 800 IU shtesë dite.
Zinku zvogëlon simptomat e ftohjes

Marrja e tabletave të zinkut brenda 24 orëve nga shfaqja e simptomave të ftohjes, zvogëlon kohëzgjatjen dhe intensitetin e simptomave. Gjithashtu, një efekt të rëndësishëm për të luftuar simptomat e ftohjes ka edhe vitamina C. Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë Ëayne në Detroit, kanë studiuar efektin e tabletave të acetatit të zinkut në mjekimin e ftohjes te 50 vullnetarë, të cilët kanë pasur simptoma të ngjashme me gripin. Pjesëmarrësit në studim kanë marrë nga një tabletë, e cila përmbante 13.3 mg zink, ose placebo çdo dy ose tre orë gjatë ditës. Kohëzgjatja mesatare e simptomave të ftohjes ishte katër ditë te grupi i cili kishte marrë zink në krahasim me ata të cilët kishin marrë placebo, ku simptomat kishin zgjatur deri në shtatë ditë. Tek personat të cilët kishin marrë zink, simptomat e ftohjes ishin ndërprerë te 56 për qind e pjesëmarrësve pas vetëm katër ditësh, ndërsa te grupi tjetër kishin vazhduar edhe më tutje simptomat. Burimet kryesore të zinkut janë mishi i kuq dhe i organeve të brendshme, pastaj bizelet, arrat, lajthitë, bajamet, ushqimet me prejardhje detare, drithërat etj.
Efektet e domates për sëmundjet e ulcerës, zemrës dhe reumatizmës
Të gjitha efektet kuruese të domates dhe vlerat ushqyese që ajo përmban
Domatja është një nga perimet më të njohura për vlerat e saj kuruese. Perimet luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut në çdo kohë dhe për të gjitha stinët. Ato përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht vitamina. Perimet nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj, të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh. Vlerat ushqyese të domates Për vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur përdorim të gjerë. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun. Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktejl (koktejli i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t‘i blerë. Antioksiduese Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjitha janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes. Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe portokalleve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë sesa të hash ushqime që jo vetëm nuk të sëmurin, por mbi të gjitha të mbrojnë. Antikanceroze Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t‘u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit. Fillimisht, diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.

Konsumimi i dhjetë kokrrave domate në javë, të freskëta, të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind.

Sigurisht që mjekët duan t‘i bindin njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë vetëm domate. Por domatet duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe “ketch up” largon kolesterolin e keq në organizëm. Sipas kërkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin “kolesteroli i keq”. Jo më kot, Hipokrati e kishte si rregull që çdo pacienti të tij i thoshte: “Ushqimet që hamë janë në gjendje të influencojnë në “nxehtësinë” e organizmit dhe gjenezën e sëmundjeve”. Shumë mjekësi tradicionale, mes të cilave edhe ajo indiane dhe kineze, mbështesin se nuk ka ushqime 100 për qind të shëndetshme për organizmin, por ka ushqime që janë të përshtatshme për çdo njeri dhe kjo është domatja.
Rrëzimet aksidentale, rreziku kryesor për të moshuarit

Studimet tregojnë se rrëzimet aksidentale janë shkaku kryesor i lëndimeve dhe vdekjeve te të moshuarit. Shkencëtarët në Universitetin e Misurit po zhvillojnë teknologji për t’u dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarve dhe për të gjetur një mënyrë për të parandaluar rrëzimet. Ish-zonja e parë Nensi Regan u shtrua në spital për pak orë pasi u rrëzua më 17 shkurt në shtëpinë e saj, në Los Angeles. 85-vjeçarja Nensi Regan duket fizikisht e dobët, por mjeku i saj tha se nuk ka pësuar dëmtime. Neurologët thonë se rrëzimi nuk është pjesë normale e pleqërisë. Shumë njerëz rrëzohen. Por të moshuarit janë më në rrezik dhe gjysma e atyre që rrëzohen ka të ngjarë të rrëzohen përsëri. Njerëzit rrëzohen kur pësojnë hemorragji cerebrale ose goditje në zemër. Ndihma e shpejtë mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë dëmtime të mëtejshme të zemrës dhe trurit. Njerëzit rrëzohen edhe për arsye të tjera. Dhe nga kjo shkaktohen fraktura të legenit, dëmtime të trurit dhe të tjera dëmtime që e bëjnë rrëzimin shkakun kryesor të vdekjeve nga plagët e marra te të moshuarit. Rënia është gjithashtu shkaku i dëmtimeve jovdekjeprurëse mes të moshuarve dhe shkaku numër një i shtrimeve në spital të kësaj grupmoshe për shkak të traumave që pësojnë. Studiuesja Marilyn Rantz në Univeristetin Misuri pohon se miliarda dollarë shpenzohen për të mbuluar koston e kujdesit shëndetësor për mjekimin e të dëmtuarve nga rrëzimet. “Prandaj puna jonë është përqendruar jo vetëm në gjetjen e shkaqeve që shkaktojnë rrëzimin, por edhe në vlerësimin e rreziqeve që vijnë prej tyre. Nëse studiuesit do të arrijnë të zbulojnë se kur një person është më në rrezik të rrëzohet para se kjo të ndodhë, ata mund të ulin koston e mjekimeve dhe mund të parandalojnë shumë dhembje dhe vuajtje”, – thotë Rantz. Zonja Rantz punon me Marjorie Skubic dhe shkencëtarë të tjerë në Universitetin e Misurit. Ata pohojnë se mund ta përdorin këtë përvojë për të ndërtuar programe kompjuterike në mënyrë që të jemi në gjendje të njohim automatikisht si ndodhin këto rrëzime në jetën e përditshme. Studiuesit marrin të dhëna nga kamerat dhe sensorët dhe i hedhin në kompjuter për të zbuluar shenja paralajmëruese para se të ndodhë rënia. Profesor Skubic thotë se kompjuterat mund të dallojnë ndryshimin midis shtrirjes në dysheme dhe asaj në divan. Kur dikush rrëzohet, bie alarmi dhe ndihma vjen menjëherë. Programi kompjuterik mund të paralajmërojë infermieret kur ka ndryshim në mënyrën e ecjes së të moshuarve. Nëse dikush është më në rrezik për t’u rrëzuar, infermierët mund t’i mësojnë atij teknika për të parandaluar rënien.
Vera e zezë dhe e bardhë kuron sëmundjet në organizëm

Vera është pije shumë komplekse ku në përbërjen e saj janë gjetur dhe identifikuar përmbi 600 përbërës. Shumica e këtyre përbërësve gjenden në sasi shumë të vogla në verë, por kanë rëndësi të madhe në shijen, erën dhe aromën e verës. Vlerat higjienike dhe ushqyese të verës, shekuj me radhë i kanë interesuar njerëzit për atë shkak vera është përcaktuar në mënyra të ndryshme. Për disa njerëz ajo është vetëm pije alkoolike, ndërsa për disa është ushqim dhe barë shërues. Thënia se vera nuk është ushqim, sepse nuk përmban vitamina dhe proteina, nuk është bindëse, sepse as sheqeri, vaji dhe shumë artikuj tjerë nuk i përmbajnë këto elemente kryesore të domosdoshme për organizmin e njeriut. Shkencëtarët kanë pohuar se vera e zezë e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës, mbron nga sulmi në tru, pengon zhvillimin e kancerit të pankreasit dhe madje vepron fuqishëm kundër baktereve fatale siç janë salmonelat, e.coli dhe listerioza. Vera e bardhë ka efekte pozitive duke iu falënderuar llojeve të ndryshme të polifenoleve të pranishme në të, të cilat zvogëlojnë nivelin e kolesterolit. Vera e bardhë përmban edhe kalium, i cili e ul shtypjen e gjakut. Përveç kësaj, shkencëtarët pohojnë se falë përbërësve të saj vera e bardhë vepron si një anti-inflamator, ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe artritit reumatik. Supozohet se personat të cilët pinë nga dy litra e gjysmë verë të kuqe në javë, ose afërsisht dy gota në ditë, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme. Në parandalimin e sëmundjeve të zemrës efekt të fuqishëm ka edhe vera joalkoolike, e cila po ashtu është e dobishme edhe në parandalimin e tumoreve të ndryshëm, ndërsa nga ana tjetër nga ky lloj i verës nuk ekziston rreziku të cilin e ka konsumimi i alkoolit.
Patatet e skuqura rritin rrezikun për kancer në veshka

Konsumimi i acryl-amidit, substancës kimike të pranishme në patate të skuqura, kikirikë, kafe etj., mund ta rrit rrezikun e paraqitjes së kancerit të veshkave. Hulumtuesit holandez nga Universiteti i Maastricht, kanë pohuar se rreziku më i madh është i shprehur te duhanpirësit. Acryl-amidi është konsideruar si karcinogjen që nga vitit 1994 dhe është menduar se ekspozimi ndaj tij ndodh vetëm nëpërmjet tymit të duhanit dhe produkteve të kozmetikës. Mirëpo, në vitin 2002, shkencëtarët suedez kanë zbuluar praninë e acryl-amidit në produktet ushqimore të pasura me karbohidrate, të cilat përgatiten në temperatura të larta. Në studimin e ri, i cili është zhvilluar gjatë 13 vitesh, ku janë përfshirë 120 mijë pjesëmarrës të moshave ndërmjet 55 dhe 69 vjeçare, është treguar se personat të cilët brenda ditës futin në organizëm 40 mikrogramë acryl-amid (sasi e cila gjendet në 150 gramë patate të skuqura) janë të rrezikuar për 59 për qind për të fituar kancerin e veshkave. Në çdo 10 mikrogramë të acryl-amidit rreziku për kancer të veshkave është rritur për 10 për qind. Ndërsa për një numër të madh të analizuarish, burim kryesor i acryl-amidit ka qenë kafeja. Por përveç veshkave, edhe organet e sistemit urinar mund të preken nga sëmundja e kancerit. Sistemi urinar përbëhet nga dy veshkat, fshikëza e urinës dhe uretra.
Banjat e diellit të dobishme për veshka

Banjat e diellit veprojnë mirë në punën e veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1-2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës. Ato (veshkat) as që i hetojmë, e për çdo ditë filtrojnë 180 litra lëngje (prej të cilave 179 litra reabsorbohen, e vetëm 1 litër hidhet jashtë përmes urinës). Kur veshkat janë të shëndosha, ato mund t’i përshtaten mënyrës sonë të jetesës, përkatësisht shtimit të sasisë të ushqimit (nëse nuk tejkalohet jashtë mase), nuk ndikon negativisht në punën e tyre. Problemet paraqiten vetëm atëherë kur veshkat sëmuren. Kur nuk kryejnë më funksionin e tyre të filtrimit dhe të djegies të substancave të dëmshme, thuhet se fjala është për insuficiencën (pamjaftueshmërinë). Simptomat janë: lodhje, tretje e vështirësuar, anemia paraqitet më vonë, kur sëmundja të jetë në fazën më intensive.
Aroma e keqe e gojës, alarm për sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave

Era e keqe e gojës ose Halitos, në disa raste është sinjal alarmi për praninë e sëmundjeve të ndryshme të organizmit. Megjithatë halitosis nuk është një sëmundje e mirëfilltë, por shpesh është një simptomë e pranisë së një sëmundjeje orale, i një gjendjeje fiziologjike ose një sëmundjeje sistemike e organizmit. Për këtë, mjekët shpjegojnë se kur duhet të shqetësohemi dhe çfarë mund të bëhet në këto raste. Sipas mjekëve, halitosis ose siç njihet ndryshe “fetor ex oris”, është përshkruar që në kohën e grekëve të lashtë, dhe përshkruan erën e keqe të gojës. Vetë era e keqe, shkaktohet nga përmbajtja e sulfurit dhe përbërjeve të tij, në ajrin që nxjerrim nga goja. Sulfuri dhe përbërësit e tjerë sulfurorë, shkaktohen nga purifikimi ose shpërbashkimi, gjatë të cilave çlirohen bakteret anaerobe në hapësirën e gojës ose atë nazale (e hundës). Përbërjet sulfurore mund të transmetohen nëpërmjet gjakut nga një organ i sëmurë si për shembull: mëlçia cirrotike dhe shkojnë në mushkëri ku i japin dhe ajrit, erën karakteristike.
Meshkujt që preferojnë banjat me ujë

të nxehtë rrezikohen nga papjelloria
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas specialistëve nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor. Studimi është drejtuar nga dr. Paul J. Turek. “Kam parë shumë çifte, të cilët nuk e kishin fare idenë e kësaj thënieje dhe kështu vendosa të shikoj mbi të dhënat e publikuara në raporte nëse do të mund të vërtetoja në bazë të tyre diçka të tillë”, tha ai për “Reuters”. Hetimet e skuadrës së shkencëtarëve kanë vlerësuar se cilësia e farës mashkullore para dhe pasi ata përdornin ujin e nxehtë ndryshonte, efektet e saj shfaqeshin për 3 apo katër muaj. Pas 3 deri në 6 muaj që u larguan nga uji i nxehtë, pjesa më e madhe e meshkujve të përfshirë në studim kishin një përmirësim të mundësisë për të qenë pjellorë në 491 për qind.
Punëtorët e zyrave, në rrezik të madh të preken nga tromboza
Punëtorët e zyrave që qëndrojnë gjatë të gjithë ditës të ulur, janë më të rrezikuar nga tromboza se të tjerët që janë në lëvizje, madje ata janë më të rrezikuar edhe se viktimat klasike të trombozës, pasagjerët e fluturimeve të gjata. Punëtorët e zyrave të cilët ngjiten pas ekraneve të kompjuterëve janë më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut që formohen në këmbët e tyre. Studimi mbi trombozën ka zbuluar se 34 për qind e pacientëve që shtrohen nëpër spitale me mpiksjet e gjakut kanë qenë për një periudhë të gjatë në punë, që i impononte atyre qëndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrës mjekësore të Zelandës së Re. Tromboza e venave në thellësi apo DVT, është një sëmundje në të cilën gjaku mpikset në enët në thellësi të këmbëve. Sëmundja mund të jetë fatale, pasi arrin të bllokojë edhe venat në mushkëri. Kjo sëmundje është lidhur me fluturimet afatgjata, pasi pasagjerët që udhëtojnë shpesh dhe sidomos në klasat ekonomike nuk kanë mundësi që të shtriqen mjaftueshëm sa për të shmangur mbledhjen e gjakut. “Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë kohe, e zhvillon patjetër rrezikun e trombozës”, tha prof. Beasley.
Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.
Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia, rëndësi ka përdorimi i tij më shpesh nga të gjithë njerëzit.
Kremi i tepërt shkakton infeksion
Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët. Madje po të njëjtën specialistët mendojnë se edhe gjatë stinës së verës, ku pluhurat janë me dendësi më të madhe, është më mirë që të përdoren buzëkuq ose shkëlqyes sesa krem zbutës. Sipas tyre, ky lloj produkti rezulton të jetë tepër i dëmshëm dhe shkaktari numër një i infeksioneve.
Depresioni “zhvillon” sëmundjet e kockave
Sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në ndikimin e sëmundjeve fizike. Sipas specialistëve, dobësimi i kockave është pasojë e depresionit, veçanërisht kur personi që vuan nga krizat nervore ose stresi i ekzagjeruar është nën 40 vjeç. Një tjetër e veçantë e studimit rreth sëmundjeve mendore dhe atyre kockore ka të bëjë me femrat, sipas studiuesve, 30 për qind e grave që kalojnë menopauzën, por që para kësaj kohe kanë pasur probleme mendore, stres, depresion, vuajnë më pas edhe nga sëmundjet e kockave. Depresioni është stres që vazhdon për një kohë të tejzgjatur, kjo bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta dhe të rrezikshme. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë ata që kanë kaluar periudha depresioni të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave, pasi sot ekziston jo vetëm ilaç për të parandaluar dobësimin e kockave, por edhe për t’i rigjeneruar ato.
Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit

Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Dhe sipas të dhënave të para, tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme. Megjithatë për të dhënë përgjigjen përfundimtare rreh efektit të tetraciklinës, mjekët kanë bërë studime të reja, në mënyrë që të dalin me një vendim të bazuar shkencor dhe mjekësor dhe me rezultate të shumëfishta.
Uji mineral favorizon veshkat

Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez.
Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.
Puna natën shkakton kancerin në organizëm

Puna natën mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri. Një njoftim shqetësues për ata që punojnë gjatë turnit të natës: Një studim i ri thekson se ata janë nën një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes së rezultateve të studimit që arriti në këtë përfundim, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime në Fushën e Kancerit, degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se së shpejti do ta klasifikojë punën natën si një ndër shkaktarët e mundshëm të kancerit. Dhe ka gjasa që një hap të ngjashëm të ndërmarrë edhe Shoqata Amerikane Kundër Kancerit, e cila në të kaluarën i ka parë me dyshim pretendime të tilla të ngjashme. Dihet se qëndrimi në diell, pa masa mbrojtëse, mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Tani thuhet se edhe qëndrimi nën dritë artificiale mund të shkaktojë kancer, jo në lëkurë, por në organizëm. Agjencia për kërkime në fushën e kancerit, thotë se së shpejti ka në plan të shpallë zyrtarisht se njerëzit që punojnë në turnet e natës, mund të përballen me një shkallë më të lartë rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata Amerikane Kundër Kancerit thotë se ka të ngjarë të ndërmarrë të njëjtin hap.
Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kalciumi gjenden në perimet me gjethe jeshile dhe në disa lloje peshqish.
Niveli i kolesterolit ndryshon me stinët

Duket e çuditshme, por është më se e vërtetë. Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinët, ky rezultat është arritur nga një kërkim i kryer nga universiteti i Masacusetit në mbi 517 persona të shëndetshëm. Dhe si përfundim rezultoi që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër dhe më të ulët në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat, por matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt arrinin në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plasma në stinët e ndryshme. Nga ky studim gjithashtu rezultoi që niveli i kolesterolit nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.
Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan

Marrja e përditshme e dozave të mëdha të kafes gjatë shtatzënisë shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dëshmuar studimi i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që njëkohësisht ka vërtetuar rezultatet e hulumtimeve të mëhershme. Shtatzënat do të duhej “të mendojnë për të ndaluar pirjen e pijeve të cilat përmbajnë kafeinë”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në numrin e fundit të gazetës amerikane për obstetrikë dhe gjinekologji (American Journal of Obstetrics and Gynecology). Për shkak të mundimeve të mëngjesit dhe vjellave të shkaktuara nga shtatzënia, shumë gra e ndërpresin konsumimin e pijeve me bazë kafeine, zbulon doktori De-Kun Li nga qendra Kaiser Permanente. Autorët e studimit i kanë përcjellë 1.063 gra shtatzëna gjatë dy vjetëve dhe kanë vërtetuar “se ekziston lidhje e fortë në mes të kafeinës dhe abortimit spontan, sepse hulumtimi për herë të parë ka përcjellë vetëm shtatzënat të cilat kanë vazhduar të konsumojnë pijet me kafeinë”, shkruan Li.

Gratë të cilat kanë konsumuar së paku dy filxhanë kafe në ditë apo pesë kanaçe të pijeve të gazuar me kafeinë, që do të thotë 200 miligramë të kafeinës në ditë, kanë pasur dy herë më shumë gjasa për abortim spontan për dallim nga gratë të cilat nuk kanë futur aspak kafeinë në organizëm. Tek gratë të cilat kanë marrë më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë, rreziku për të humbur frytin e tyre ka qenë prapëseprapë 40 për qind më i madh sesa tek gratë të cilat kanë hequr dorë tërësisht nga konsumimi i kafeinës. Rreziku nga abortimi spontan rritet pikërisht për shkak të kafeinës, e jo për shkak të përmbajtjeve tjera kimike të kafesë, sepse futja e kafeinës në organizëm nëpërmes pijeve tjera siç është qaji, pijet e gazuara apo çokolata e nxehtë, tregon për rrezikun e shtuar nga abortimi spontan, përfundon studimi.
Pyjet dhe banjat e hijes, ilaçi për sëmundjet e tiroideve

Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka të dhëna se në disa nga këta të sëmurë, bregdeti krijon shqetësime, sidomos gjatë verës, prandaj është mirë që të bëjnë banja ajri në hije. Banjat e ujit në det dhe lumenj t’i bëjnë me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnë. Në sëmundjen e strumës (gushës) që lind si pasojë e mungesës së jodit në ushqim, këshillohen banjat e detit ku ajri është i pasur me kripëra të jodit.
Vitamina C, largon sëmundjet e trurit

Dozat e larta të vitaminës C në organizëm, zvogëlojnë për gati 50% rrezikun nga sulmi në kokë. Pikërisht përë këtë rekomandohet që të ushqehemi me pesë deri në nëntë lugëa pemë e perime në ditë. Me sasinë e vitaminës C në trup mund të parandalohet mundësia e sulmit në tru, kjo është bërë e ditur pas një hulumtim i gjerë i kryer me rreth 20.000 persona të moshës së mesme dhe të vjetër, të kryer në Norfolk të Britanisë së Madhe. Efektet mbrojtëse të vitaminës C kundër sulmit në tru janë të vërtetueshme duke marrë parasysh faktorët të tillës: mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masës trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e mëhershme në zemër, marrja e ilaçeve dhe statusi shoqëror.
Ushqimi vetëm me perime, ngadalëson rritjen e fëmijëve

Nuk është aspak e shëndetshme që një nënë të heqë nga dieta e fëmijës së saj, ushqimet me origjinë shtazore, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht, e për më tepër t’u imponojë fëmijëve një ushqim rigorozisht vegjetarian: pa djathë, gjalpë ose bukë. Studimet të mjaftueshme tregojnë sesi fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël dhe rritem më ngadalë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Në rast se mjekëve u duhet ti kthejnë këta fëmijë me një organizëm normal, atyre u duhet që për dy vjet, të hanë një sasi të kufizuar mishi në ditë, që të kthehen në njerëz më energjikė dhe aktivė.
-Problemet urinare, kurohen me brokoli

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mire që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mundë të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventive e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet me ngrënë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilët i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.
Kanceri i lëkurës luftohet me ushtrime dhe kafeinë

Nëse mund tu shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektiv të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërisht të përdorura të dyja njëherësh. Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tillë mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës ata rekomandojnë ndërhyrjen e kafesë me ushtrimet fizike.
Vitamina “B2” ruan indet trupore dhe rrit energjinë

Vitamina “B2” ose (Riboflavina) merr pjesë në shumë procese të trupit veçanërisht për të formuar energjinë nga ushqimet në rritjen e fëmijeve dhe në mbarëvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para që vihen re, në mungesë të saj, janë disa të çara në anët e gojës. Simptoma të tjera,janë plagë dhe mavijosje në gjuhë, kruarje dhe skuqje të syve. Këto shenja mund të vihen re brenda disa ditëve dhe është e këshillueshme të mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek; mëlçia, kosi,qumështi, djathi, drithërat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kërpudhat, farat e kungulllit etj.
Jodi rregullon mbi 100 sisteme enzimash

Jodi është i nevojshëm nga gjendrat tiroide, për të prodhuar hormonin e tiroides,i cili rregullon më shumë se 100 sisteme enzimash,përshirë këtu dhe metabolizmin,rritjen, riprodhimin dhe shum funksione të tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjendrave tiroide. Kjo ndodh gjatë përpjekjes për të marrë jodin nga gjaku, dhe duke formuar kështu një strumë. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalësim në aktivitetin fizik dhe mendor, shtim të peshës, zgjerim të qafës (sepse gjendra tiroide gjendet aty), vrazhdësim të tipareve të fytyrës dhe flokë të thatë. Jodi gjendet kryesisht tek të gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumështi dhe bulmetërat dhe perimet që rriten brenda në tokë përmbajnë jod.
Mungesa e kromit shkak për diabet dhe sëmundjet gjenetike

Kromi u identifikua si një nga mineralet në trupin e njeriut vetëm 30 vjet më parë. Studimet për të vazhdojnë akoma. Kromi është pjesë e një përbërje që bën të mundur insulinën të punojë. Është gjithashtu i rëndësishëm në metabolizëm dhe strukturën gjenetike. Për shkak të njohurive jo të mjaftueshme për këtë kripë minerale është e vështirë të dallohen shenja të veçanta, në mungesë të tij. Megjithatë dihet se mund të shkaktojë rritje të kolesterolit në gjak. Në studimet e bëra tek kafshët,mungesa e kromit shkakton një sëmundje, që është shumë e ngjashme me diabetin. Gjendet kryesisht tek mishi,drithërat,fasulet e thata, thjerrëzat,lajthia, peshku dhe prodhime të tjera nga deti.
Mungesa e vitaminës A sjell verbim

Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbimin e natës. Prandaj këshillohet që veç të tjerash të hani majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A. Kjo për të gjithë ato raste kur personi është i vetëdijshëm që nuk ka konsumuar në menynë e tij ditore produkte që kanë këtë lloj vitamine.
Fibrat rrisin energjinë

Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.

Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.
Mbipesha e madhe trupore shkurton jeteë

Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.

Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë. Për arritjen e këtij përfundimi shkencëtarëve iu deshën disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes. Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut. Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare. Gjithashtu një grua e re zezake me mbipeshë trupore mund të humbasë 4 deri 5 vjet të

jetës së saj, ndërsa një grua e racës së bardhë po me mbipeshë trupore mund të humbasë nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqësohet për burrat. Një burrë i racës së bardhë me mbipeshë të madhe trupore mund të jetojë 12 vjet me pak, ndërsa një i ri zezak në të njëjtat kushte të mbipeshës trupore mund të jetojë 20 vjet më pak.
Çokollata shkakton migrenë

Me migrenë nënkuptohen kriza të rënda të dhembjeve të kokës të shkaktuara nga spazma e arterieve të trurit. Këto kriza mund të shkaktohen nga faktorë të shumtë, midis të cilëve shpesh përmendet edhe çokollata. Po kështu, në këtë sëmundje mund të ndikojnë edhe disa ushqime të tjera si dhe uria. A shkakton çokollata akne dhe puçrra? Besohet që disa ushqime mund të sjellin probleme deri te keqësimi i akneve, mes të cilave shpesh akuzohet çokollata. Por për këtë nuk ka dëshmi. Sipas hulumtimeve të reja, te çokollata nuk janë identifikuar përbërje që do të shkaktonin akne apo keqësim të tyre. Megjithatë, besohet se indeksi glikemik i lartë, i kombinuar me konsumimin e madh të sheqernave të rafinuara te çokollata, mund të jetë në relacion me shfaqjen e puçrrave. Nëse dikush ha rregullisht çokollate më shumë sesa janë nevojat e tij, teprica e kalorive që ka çokollata do të kalojë në formën e yndyrnave. Çokollata ka vlerë të madhe energjetike, që do të thotë se përmban më shumë kiloxhula në raport me masën e saj, përafërsisht 2200 kiloxhula në 100 gr.
Uji i detit dhe vetitë kuruese të tij tek njerëzit

Sëmundjeve si psoriazis vulgaris, ekzema kronike e thatë, deurodermitet, faza premykotike, tuberkulozi i lëkurës, sëmundja e leshmanozës, aknejuvenilia, alopecia areta, urtikaria kronike etj., të cilat kanë vetëm përfitim nga banjat e detit. Në mjekimin e këtyre sëmundjeve ndikojnë mjaft mirë rrezet ultravioletë, aerojonet dhe radioaktiviteti i ajrit, si dhe faktorë të tjerë të ajrit, të tokës dhe ujit. Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale. Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës). Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji në tru, që janë shumë të dobët, me stenokardi (shtrëngime në zemër), që kanë tension të lartë të gjakut etj. Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Edhe të moshuarit që kanë predispozicion për tumore të lëkurës nuk duhet të qëndrojnë në diell më shumë se dy orë. Për çdo rast është e nevojshme të merrni parasysh këshillat e mjekëve
70 % e personave me akne, nuk kurohen

Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure.
Rënia e flokëve e trashëguar

Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron – apo si ç´emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, porja mbyllet krejt. Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të mbijnë. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u binë 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Specialistët tregojnë, se realisht fenomeni nis që në moshën 20 vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More