This is default featured post 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured post 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

Friday, November 9, 2012

Saturday, November 3, 2012

Video

Friday, August 24, 2012

Si ta mbrojmë lëkurën edhe në ditët e fundit të plazhit

Edhe fundi i stinës së verës rezervon temperatura të larta dhe mundësi për t’iu drejtuar plazhit. Por edhe nëse këto ditë nuk iu kanë munguar dhe do të donit të vazhdonin, duhet të vazhdoni të tregoni akoma kujdes për lëkurën tuaj.

Por si të shmangim diegien

E keni tejkaluar masën me banjot e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike të lëkurës: lëkurë e kuqe dhe djegie, këto janë simpotmat tipike. Nëse jeni djegur, nuk iu mbetet të bëni gjë tjetër veçse të filloni të evitoni, derisa të shëroheni, qëndrimin në diell, kurse në zonën e acaruar mund të vendosni pomada që kanë në përbërjën e tyre kortizon. Nëse lëkura tek pjesa e gjoksit është e enjtur, jep kruarje dhe fillojnë të shfaqen pikla të kuqe. Kjo nuk është thjesht skuqje, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin eritemë, por bëhet fjalë për një farë alergjie që vjen nga dielli. Dhe kjo mund të ngjasë edhe nëse ekspozohemi në diell qoftë edhe për pak minuta. Kjo lloj alergjie shërohet me pomadë me kortizon dhe nëse krruarja është e fortë, atëherë hyjnë në punë pomadat antihistamike.  Tre janë këshillat që japin specialistët dermatologë për të gjithë njerëzit që e kanë të vështirë të zgjedhin kremrat për lëkurën. Ato duhet të jenë me Vitamina C dhe E, si dhe me produkte qumështi. Gjithashtu ata rekomandojnë që si në stinën e dimrit dhe verës, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme, të cilat në shumë raste shkaktojnë edhe kancer në lëkurë, duhet të përdoret kremi i lëkurës. Nga ana tjetër sipas studimeve rreth 90 për qind e rasteve me kancer në lëkurë shkaktohen kryesisht nga rrezet, sidomos ato ultravioletë, të cilat janë të dëmshme për të gjithë njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët. Ai që shkon në plazh dhe në mëngjes lyhet me një krem mbrojtës me tregues 60, të mos mendojë se është i mbrojtur deri pasdite, ndoshta edhe pasi ka bërë banjo. Faktori mbrojtës llogaritet nga firma prodhuese në një situatë standart, në të cilën nuk merret parasysh noti, djersitja. Kështu është e qartë që kur kushtet ndryshojnë, edhe faktori mbrojtës zvogëlohet. Kështu për të qënë të qetë duhet të jemi bujarë me dozat e kremit që vendosim në lëkurë, duhet të lyhemi çdo dy orë dhe gjithmonë pas banjos.

Problemet që shkakton rrezatimi diellor

Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë. Është e këshillueshme që pas plazhit të përdoren kremra hidratues “pas diellit” për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella, rekomandohen edhe preparate në formë xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. Forcimi i rezistencës së organizmit duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo individi. Organizmi duhet që gradualisht t’u ekspozohet disa faktorëve dhe kushteve në të cilat e forcon rezistencën. Fortësimi i rezistencës së organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt të faktorëve të jashtëm: diellit, ajrit dhe ujit.
Nxehtësia, e dobishme për sëmundjet veshkave

Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1 – 2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës.
Pyjet dhe banjat e hijes, ilaçi për sëmundjet e tiroideve

Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka të dhëna se në disa nga këta të sëmurë, bregdeti krijon shqetësime, sidomos gjatë verës, prandaj është mirë që të bëjnë banja ajri në hije. Banjat e ujit në det dhe lumenj t’i bëjnë me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnë. Në sëmundjen e strumës (gushës) që lind si pasojë e mungesës së jodit në ushqim, këshillohen banjat e detit ku ajri është i pasur me kripëra të jodit.
Personat që nuk u rekomandohen banjat e diellit

Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale. Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës). Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji në tru, me stenokardi, që kanë tension të lartë të gjakut etj.
Kujdesi për ata që kanë probleme me zemrën

Personat me sëmundje të lëkurës duhet t’u ekspozohen rrezeve të diellit vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Është e nevojshme marrja e rrezeve të diellit në det. Por ky veprim duhet të jetë gradual. Rekomandohet që ditën e parë ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë vetëm 5 minuta. Së pari, duhet të marrin rreze duart dhe këmbët pastaj shpina dhe gjoksi. Lëkura e barkut i merr e fundit rrezet, për arsye se është më e ndjeshme. Të ndjeshëm ndaj rrezeve janë personat neurolabilë, si dhe personat shumë të dobët fizikisht. Personat me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut duhet të ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve të diellit. Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Për çdo rast është e nevojshme të merren parasysh këshillat e mjekëve.
Tabela

10 këshilla për të pasur një lëkurë ngjyrë çokollate.

1- Përpara se të nisesh përdor një krem parapërgatitor

2- Lyej trupin me krem përpara se të shkosh në plazh

3- Pini shumë lëngje për t’u hidratuar

4- Luftoni celulitin edhe në plazh

5- Mbani gjithmonë syze dielli

6- Mbroni flokët më vajrat e duhur

7- Pastroni lëkurën tuaj duke e kruajtur

8- Mbroni lëkurën e fytyrës

9- Merri rrezet kur je duke lëvizur

10- Mos harroni kremin e pasdiellit në fund të ditës

Thursday, August 23, 2012

Gold AG Ruaje Flamurin

Sunday, August 19, 2012

Kurat popullore dhe bimore për sëmundjet e organeve të brendshme


Sot në vendin tonë ka ndryshuar shumë mënyra e të ushqyerit dhe jeta në përgjithësi është bërë më intensive dhe dinamike. Njeriu tani nuk ka më shumë kohë për t’i kushtuar ushqimit, përgatitjes së tij, apo të harxhojë qoftë dhe një shumë të madhe parash për të blerë një numër të madh zarzavatesh dhe ushqimesh të pasura me fibra dhe element ushqyes, ku dhe të marri të gjitha sasitë e nevojshme të nutrientëve (lëndëve ushqyese), por dhe të sigurojë një jashtëqitje të mirë dhe të rregullt. Kequshqyerja, kështu, bëhet shkak për shfaqjen e shumë sëmundje, të cilat përveç përdorimit të ilaçeve duhen trajtuar dhe me një dietë të pasur ushqimore. Në suplementin e sotëm në gazetën “Tirana Observer”, ju do të njiheni me sëmundjet e organeve të brendshme të organizmit si problemet e stomakut, mëlçisë, gurët në veshka dhe tëmth, etj. Në këtë speciale do të gjeni rekomandimet e mjekëve popullorë, duke sqaruar gjithçka për mënyrën se si mund të eliminohen këto probleme. Një shkak tjetër për dëmtimin e organizmit, përveç ushqimeve dhe dietave të varfra, fast-food-eve, janë stresi dhe ankthi, që gjithmonë e më shumë po gjejnë terren në jetën tonë. Ankthi po rritet përherë e më tepër dhe sidomos tek personat e ndjeshëm dhe me ngarkesë të madhe psikologjike, si dhe jeta sedentare që çon në rritje të masës së dhjamërave, të peshës trupore, të shifrave të obezitetit, të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Por këto probleme nuk lenë pa prekur në mënyrë direkte dhe traktin intestinal që përfshin zorrët, stomakun, ezofagun, etj; dhe ngadalësojnë kalimin dhe tretjen e mirë të ushqimit. Këshilla mjekësore popullore e receta të thjeshta për të luftuar sëmundjet e organeve të brendshme në një suplement prej 6-faqesh.


Dhimbjet e barkut
Jo më kot njerëzit thonë se barku vendos. Tani për këtë edhe mjekësia atyre po u jep të drejtë. Truri i dytë i njeriut gjendet në bark. Rreth 100 milionë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark, duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru. Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot. Truri i barkut luan një rol të madh për ndjenjat e gëzimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me bashkërendimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes. Përveç këtyre ai mban nën kontroll edhe baraspeshën e përsosur tek lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur. Sipas specialistëve të mjekësisë, përgjatë 75 vjetësh jetë në trupin e njeriut kalon më tepër se 30 tonë ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë. Kështu trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miliona lëndë kimike dhe të mposhtë miliona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence. Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 për qind të qelizave mbrojtëse.
Funksioni
Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ajo që ndodh në kokë përcillet përnjëherë edhe në bark. Në rastet kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup, truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë. Pas kësaj, dhe truri i kokës dërgon sinjale në drejtimin e kundërt për poshtë. Truri i kokës zbut të ndjerin keq. Sipas mjekëve, po të ndjenim me tërë fortësinë e tyre tërë ato që ndodhin në bark, do të ndjeheshim shumë keq. Midis të tjerash nuk do të ishim në gjendje të flisnim, ndërkohë që do të hanim. Kur njeriu ka kaluar përgjatë një periudhe me stres të qëndrueshëm, atëherë ky ka mbetur akoma jo vetëm në tru, por edhe në bark. Barku midis të tjerash furnizon edhe katalogun e madh të ndjenjave dhe mendimeve që gjendet në tru dhe të cilin e shfletojmë kur duam të marrim një vendim mbi një rrethanë të ngjashme me një që kemi përjetuar më parë. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut.
Ushqimet me hekur
Mjekja rekomandon që në dietën e përditshme të mos mungojë asnjëherë ushqimet të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Dhe në rast se dhimbjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.
Hurmat
Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut. Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe hurma është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër dhimbjes së barkut si dhe anemisë.
Shega, ilaçi qetësues i stomakut
Shega është një tjetër frut që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Në sajë të përbërësve të sajë shega ka dhënë efekte të mira kuruese për sëmundjet e stomakut. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Ai është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike. Për këtë ato rekomandohen të përdoren për dhimbjet e barkut, hemorragji, hemorroidet (majasëlli), si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
Fiku
Fiku është një frutë, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Në mjekësinë popullore ai përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Fiku rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë nga të gjithë ato persona që kanë probleme me jashtëqitjen.
Dielli shëron dhimbjet e barkut
Për të gjithë ata persona që kanë probleme kronike me barkun, si dhe dhimbje të vazhdueshme, mjekët rekomandojnë rrezet e diellit. Sipas studimeve, është vënë re se sa më shumë njerëzit, qëndrojnë në diell, aq më shumë organizmi e “mirëpret” këtë gjë dhe adaptohet në favor të tij.
Ushqimet që duhet të hani:
- Ushqime të pasura me hekur.
- Mish, peshk, shpretkë.
- Vezë, perime, fruta.
- Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
- Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë duhet t’i merrni dy orë para ose pas ushqimit.
- Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.
- Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët.
Shega kuron:
- Sëmundjet e stomakut
- Sëmundjet e zorrëve
- Dhimbjet e barkut.
- Hemorroidet.
- Ënjtjen e bajameve.
- Acarimin e mishrave të dhëmbëve.
- Gastriti.
- Mos përdorni alkool.
- Mos përdorni duhan.
- Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen, naporxen etj.
- Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.
Ulcera, si mund të frenohen dhimbjet
Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezitë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku. Një prej mundësive efektive që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte regjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes. Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.
Ushqimet që kurojnë sëmundjen:
- Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
- Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
- Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
- Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.
Gurët në tëmth
Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepri e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, për shembull, gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël. Gurët e tëmthit janë një sëmundje e përhapur në Shqipëri, ashtu si dhe gurët e veshkave. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë më shumë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë fshikëza e tëmthit mbulohet nga një membranë e hollë e vendosur poshtë mëlçisë, dhe që quhet peritoneum. Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli), pigmentarë (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra me më pak lëvizje.
Operimi
Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë dhe është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda. Gurët bllokojnë tëmthin, ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39°-40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).
Përdorimi i rigonit për gurët
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, po përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Kjo erz aq e njohur në çdo kuzhinë shqiptare, ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Si shumë bimë të tjera edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore. Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit. Për të lehtësuar organizmin nga ushqimi i tepërt këshillohet të pihet menjëherë një gotë nga çaji i rigonit.
Përgatitja e çajit
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera kuruese. Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.
Rekomandimet
Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre, kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme. Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura. Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu, rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep.
Çrregullimet
Këto çrregullime mund të shkojnë deri në diarre. Për të lehtësuar këtë fenomen, mjekët këshillojnë që çaji të pihet disa herë gjatë ditës, në mënyrë që problemi të eliminohet më shpejt. Edhe në rastet kur njerëzit vuajnë nga kapsllëku dhe që shoqërohet me dhimbje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e rigonit. Ata këshillojnë pirjen e 4 gotave çaji në ditë.
Paketë këshillash
Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit
Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve
Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës
Përdoreni erzën në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet
Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë
Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral
Kura të tjera popullore për gurët në tëmth
Më shpesh gurët në tëmth formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burrave, që vuajnë nga gurët është 2 me 1. Për kurimin dhe shkrirjen e gurëve në tëmth mjekësia popullore ka zbuluar mjekime nga më të shumëllojshmet.
Lëngu i lakrave turshi
Një mjekim për kurimin e gurëve në tëmth është edhe lëngu i lakrave turshi. Lëngu i turshive përzihet me dy gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lëngun e katër kokrrave limoni të shtrydhur. Masa e përftuar lihet e mbuluar për 5 orë. Më pas pihet për çdo 25 minuta nga një gjysmë gote. Pasi kanë kaluar 24 orë nga pirja e lëngut, i sëmuri nuk duhet të hajë e të pijë, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatitur të harxhohet. Edhe këlmuthi gjembor ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Duhet të kihet parasysh që lëngu duhet të jetë i vakët përpara se të pihet. Kjo kurë duhet të ndiqet për një muaj. Edhe lule ajka ka dhënë rezultat në tretjen e gurëve, si dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit.
Përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit
Kura e përgatitur nga përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit është mjaft frutdhënëse për këtë qëllim. Masa e krijuar zihet për pesë minuta dhe pasi ftohet pihet çdo mëngjes nga një gotë. Mjekimi me këtë kurë duhet të vazhdojë për pesë ditë. Jo vetëm vaji i ullirit shërben për kurimin e sëmundjes, por edhe gjethet e tij janë shumë të mira për parandalimin e gurëve. Gjethet e thata të ullirit zihen deri sa nga masa të mbetet 1 litër. Pasi kullohet, hidhet në shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë përdorimit sasia, që do pihet, duhet të jetë e vakët dhe e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës. Pihen dy filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit. Kjo kurë vazhdon deri në 25 ditë. Po të jetë e nevojshme kura mund të vazhdojë sërish pas një periudhe prej 1 muaji.
Bima e pelinit
Edhe bima e pelinit përdoret për kurimin e gurëve në tëmth. Çdo mëngjes merret një majë luge nga pluhuri i kësaj bime dhe tretet në çaj, qumësht apo supë. Kura vazhdon për 20 ditë. Ndërpritet për 10 ditë dhe më pas nis sërish. Është mirë që mjekimi me pluhurin e pelinit të përsëritet tre herë.
Lëvoret e gorricës
Lëvoret e gorricës ndihmojnë në kurimin e gurëve në tëmth. Është mirë që ato të përzihen me lule ake, fara të gjembgomarit, si dhe fara fshese. Pasi zihen, çaji i përftuar është mirë të pihet në mëngjes esëll dhe në mbrëmje pas buke. Nga ky çaj pihen 2 gota.
Mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, fruti i boronicës
Përzierja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, si dhe frutit të boronicës ka dhënë rezultate të efektshme për shkrirjen e gurëve të vegjël në tëmth. Pas zierjes së kësaj përbërjeje, lëngu i përftuar lihet për dy deri në tre orë dhe më pas pihet çdo vakt nga një gotë para buke. Çaji përdoret i ëmbëlsuar me sheqer.
Sëmundjet e mëlçisë
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit, etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme, që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës, është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë, që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Sëmundjet
Duke pasur parasysh shërbimet kryesore të mëlçisë specialistët kanë përcaktuar edhe sëmundjet (patologjinë) e saj dhe të rrugëve të tëmthit, të cilat karakterizohen nga pakësimi i sekretimit dhe i mënjanimit të lëngut të tëmthit në zorrë, nga kalimi i kripërave të tij në gjak, gjë që shkakton lindjen e të verthit. Por mund të lindin edhe ndryshime të tjera në vetë indin e mëlçisë që çrregullojnë funksionet e sajë fiziologjike të sintezës, të shndërrimeve dhe të mënjanimit të prodhimeve të ndryshme ushqimore me origjinë shtazore, bimore e minerale. Është e këshillueshme që në të gjitha çrregullimet e mëlçisë ti drejtoheni mjekut për përcaktimin e diagnozës dhe mjekimin sa më të arsyeshëm. Preparatet me origjinë bimore që praktikon mjekësia popullore dhe ajo shkencore për sëmundjet e mëlçisë përdoren në këto drejtime kryesore. Për mjekimin e pezmatimit të mëlçisë (hepatit) dhe të fshikëzës së tëmthit (kolecistit) dhe për tretjen e gurëve të tëmthit (kolelitiazë). Ndërmjet bimëve që përdorën në familje për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë e të rrugëve të tëmthit rezultate të mira ka dhënë mendra e butë, e cila mund të përdoret për një kohë të gjatë dhe pa shkaktuar veprime të padëshirueshme anësore.
Kurat popullore
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj, dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimorë i përzier edhe me pelin e me bar pezmin bëhet më i dobishëm për prodhimin e tëmthit.
Angjinarja
Në sajë të cinarinës, glukozideve A dhe B, substancave flavonike të ndryshme etj. Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë).
Pelini
Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e pelinit përmban azulen me veti antiseptike, të ngjashme me kamazulanin e lulës së kamomilit. Duhet pasur parasysh se, në sajë të përbërësve të tjerë të esencës, siç janë tujoli, pelini, në doza të mëdha, është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje. Gjithashtu, ai nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna.
Rrepa
Rrënjët e freskëta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Krahas vitaminës C, ato përmbajnë edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin. Njëkohësisht me tharjen e rrënjës pakësohet edhe veprimi i saj. Rrënjët e rrepës, përdoren si mjet koleretik kundër gurëve të tëmthit kur fillon ripezmatimi i fshikëzës përkatëse, si dhe për të lehtësuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese të rrepës, pasi përthithen nga trakti tretës ngacmojnë lehtë mëlçinë dhe në këtë mënyrë, shtojnë rrjedhjen e tëmthit. Këto substanca, në doza të vogla, nxisin prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe për pasojë, shtojnë pezmatime, prandaj nuk zbatohen në doza të larta, kur mëlçia është e dëmtuar. Në gurët e tëmthit, rrepa këshillohet vetëm për një kohë të caktuar dhe në doza të vogla.
MËLÇIA
Mëlçia bën pjesë në funksionin e shumë organeve vitale që janë qenësore për shëndetin. Prandaj është me rëndësi që ndaj mëlçisë të veprohet mirë dhe të bëhen përpjekje që të ruhet. Meqë luan rol të madh në procesin e tretjes, kujdesi për mënyrën dhe zgjedhjen e ushqimit kërkon syçeltësi të madhe.
Si t’ia lehtësojmë punën
Që të mos e ngarkojmë së tepërmi dhe që t’i mundësojmë punë të mirë duhet t’ia lehtësojmë detyrën. Përparësi duhet dhënë artikujve ushqimorë që treten lehtë, duhet shmangur shujtat e ngarkuara, e ushqimin duhet shpërndarë në shujta të rregullta gjatë tërë ditës: kafjalli i pasur, dreka dhe darka e lehtë, zëmra gjatë paradites dhe pasdites (më së miri pemë ose jogurt).
Ushqim i llojllojshëm dhe me masë
Të sëmurët nga mëlçia duhet t’i kushtojnë kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. Nuk ka nevojë për viktimizime të mëdha, por mjafton që të ushqyerit të jetë i llojllojshëm, me masë dhe me kalori që i përgjigjen nevojave të trupit dhe punës që kryejmë. Problemet me tretjen do t’i evitojmë nëse e pakësojmë marrjen e yndyrave, posaçërisht ato të sallameve dhe djathërave. Këto lloje të ushqimeve duhet konsumuar vetëm kohë pas kohe. Edhe prodhimet nga qumështi janë burim i rëndësishëm i yndyrave: djathërat, sidomos djathi i vjetër nuk duhet të jetë pjesë e shujtës. Qumështin me pak yndyrë duhet zëvendësuar me atë të payndyrë.
Funksionet e mëlçisë
- Mëlçia e zezë është gjëndër e madhe, e cila shpesh quhet edhe laborator biokimik i organizmit, sepse kryhen një seri shërbimesh (funksionesh) të rëndësishme.
- Përpunon dhe shndërron një seri substancash ushqimore, si sheqernat proteinat e yndyrat.
- Sekreton dhe nxjerr në zorrë lëngun e tëmthit, i cili ndikon në tretjen e ushqimit dhe në lëvizjen e zorrës.
- Nxjerr në gjak prodhimet e nevojshme që ndikojnë në normalizimin e proceseve të organizimit
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:
- Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
- Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
- Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
- Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
- Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës.
- Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.
Gurët në veshka
Guri ne veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që nuk i kanë ndjerë asnjëherë shqetësimet, dhe pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta. Ekzistojnë shumë lloje, sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, çka dhe lejon identifikimin e tyre.
Burrat
Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Lehtësimi i dhembjeve
Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjezinë të lehtë dhe antiperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj.
Rekomandime
- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.
Simptomat e gurëve në veshka janë:
- Dhembje barku.
- Frymëmarrje të ngadalta e të thella.
- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.
Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.
Tretja
Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.
Uthulla e mollës:
Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata.
Konsumimi i mollës:
- 2 kokrra mollë, rekomandohen të hahen çdo ditë për të parandaluar infarktin.
- 3 deri në 4 gota verë molle këshillohet të pihet çdo ditë për ata që kanë probleme me stomakun.
- 7 herë në ditë pihet kura me ujë dhe uthull molle, për ata që vuajnë nga inoziti.
Hipertensionin arterial 
Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigjja është tepër optimiste. Më poshtë po ju paraqesim disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni jo shumë i lartë, mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitë mjekësore për të pasur rezultat më të mirë.
Sëmundja
Sëmundja e hipertensionit është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.
Rekomandime
1. Humbisni peshën e tepërt
Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë. Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor. Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit etj. Gjithashtu ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiologjik.
2. Shëtisni
Specialistët u këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45 minuta (është kjo koha që nevojitet mesatarisht për të përshkuar një distancë prej 4 kilometrash). Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobik, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme si për shembull, test i lodhjes etj.
3. Lini duhanin
Duhani shkakton çarjen e kapilarëve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut që qarkullon në brendësi të kapilarëve rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.
4. Kontrolloni stresin
Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjalë të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.
5. Regjimi ushqimor
Preferoni peshkun
Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) përmbajnë tre përbërje yndyrore, të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështjeje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si për shembull, eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit, derrit, pulës etj., deri në një herë në javë.
6. Frutat dhe zarzavatet
Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre “sulmohet” nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në sajë të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.
7. Rregulloni temperaturën e shtëpisë
I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që ju të tregoheni të kujdesshëm që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.
Rekomandime
- Mateni siç duhet tensionin.
- Përpara se të vendosni të matni tensionin e gjakut, lexoni të rejat e fundit.
- Siguroni shëndetin e zemrës tuaj.
- Në çdo vizitë kërkoni nga mjeku juaj t’ju matë tensionin ose mateni vetë në shtëpi.
- Kini parasysh se, konsumimi i ushqimeve të caktuara, disa zakone ose qëndrimi i gabuar i trupit mund të japin rezultate jo të vërteta. Që të bëhet më e saktë matja e tensionit, ndiqni rregullat e mëposhtme.
Përpara matjes:
- Shmangni kafeinën dhe duhanin, të paktën 30 minuta përpara matjes, sepse mund të rritin tensionin.
- Të njëjtat rezultate mund të ketë edhe një fshikëz urinare e “fryrë”, për këtë arsye kujdesuni të vizitoni banjën.
Gjatë matjes:
- Kujdesuni që kurrizi juaj të prekë mirë në karrige (mungesa e mbështetjes mund të rritë tensionin), këmbët të prekin tokën dhe dora juaj të jetë e mbështetur në tavolinë.
- Bërryli juaj të jetë në vijë të drejtë me lartësinë e gjoksit.
- Mos u përkulni përpara dhe shmangni bisedat.
Pas matjes:
- Kontrolloni përsëri nëse tensioni juaj ishte pa arsye i lartë ose i ulët. Mateni tensionin edhe në dorën tjetër (rezultatet mund të mos jenë të njëjta). Matja më e lartë është më e sakta.
- Nëse rezultatet nuk janë fiziologjike, lajmëroni mjekun tuaj.
- Preferoni që matja të bëhet me matësin klasik, atë me matës dore.

Friday, August 3, 2012

Gjumi, misteret e një të tretës së jetës


Është nata ajo që i jep kuptimin ditës. Dhe falë gjumit që bëjmë natën përvojat e ditës marrin dhe gjejnë një kuptim dhe kanë një logjikë. Pyetja që dukej se ishte e destinuar për të mbetur pa një përgjigje (përse flemë?) po shndërrohet në fakt në një pus të vërtetë të mbushur me mrekulli për shkencën dhe kjo hap pas hapi ndërsa eksperimentet shkencore nxjerrin në pah rëndësinë e  jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.
Në fakt të jetosh pa gjumë është e pamundur dhe kjo jo vetëm në aspektin e lodhjes fizike. Nëse nuk do të ishte gjumi, pra pauza mes ditëve, atëherë nuk do të ekzistonte as reflektimi dhe as ndarja e ngjarjeve nga njëra-tjetra.  Ndërsa gjatë gjumit truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. I çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve për rreth një muaj, një vit, apo për gjithë jetën sipas rëndësisë së tyre apo impaktit emotiv që na kanë lënë. Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”. Pa këtë rregullim që bëhet gjatë natës në trurin tonë do të mbizotëronte rrëmuja dhe ne vetë nuk do të përjetonim kurrë ndjenjën e mirë dhe të këndshme e plot energji që na dhuron në mëngjes një gjumë i mirë natën. Dhe për më tepër të gjitha përvojat e një dite më parë do të përfundonin në një kosh të madh dhe të paformë me pak mundësi për t’u rikuperuar më pas.
Por mrekullitë e gjumit nuk marrin fund këtu. Sipas profesorit të shkollës mjekësore në Harvard i cili studion gjumin e njeriut përmes vullnetarëve që flenë në klinikën e tij, gjumi është një magji më vete. Robert Stickgold që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në lidhje me funksionimin e gjumit tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në rregullimin, pra vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër. Sipas tij ajo çka truri njeh në mëngjes është shumë më tepër se tërësia e kujtimeve të një nate më parë. Gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra.
Ndërkohë, mund të thuhet se jo vetëm që gjumi shërben për të organizuar dhe klasifikuar përvojat e ditës, por dhe përvojat e  ditës shërbejnë për të na dhënë ose jo një gjumë të mirë pra në cilësinë e tij. Kështu për shembull, veprimtari të ndryshme shkaktojnë gjumë të ndryshëm. Kur jemi para një provimi apo një gare sportive edhe lloji i gjumit është i ndryshëm krahasuar me rastin kur jemi të qetë dhe mund të ndodhemi për shembull para një dite pushimi. Gjumi është një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën në radhë të parë dhe ushtrimet fizike në radhë të dytë.
Gjumi jo vetëm që zë një të tretën e jetës sonë, por na bën edhe më inteligjentë. Ndërkaq, na mban edhe në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta. Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike. Lidhja mes gjumit, obezitetit dhe të ushqyerit është shumë më e madhe nga sa mendojmë.
Ka nga ata që flenë gjatë, nga ata të cilëve u flihet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga ata që kanë një marrëdhënie të vështirë dhe shpesh të përvuajtur me gjumin për arsye nga më të ndryshmet. Ekspertët thonë se, nëse një individ fle më pak se 7 orë në ditë, atëherë ai ka një rrezik shumë të madh që të ndikojë për keq në shëndetin e tij. Por kjo nuk vlen për të gjithë, sepse ka njerëz që vetëm me pak orë gjumë, arrijnë që të jenë jo vetëm në shëndet të mirë mendor dhe fizik, por shumë aktivë dhe prodhimtarë edhe në veprimtaritë dhe karrierën e tyre.
Për shumicën nga ne, çdo orë që është para orës pesë të mëngjesit mund të konsiderohet fare mirë si “mesi i natës”, pra një kohë gjatë së cilës duhet fjetur dhe parë ëndrra. E megjithatë ka njerëz që çohen rregullisht, e madje të ngopur me gjumë shumë më herët, të themi në orën katër të mëngjesit. Dhe këtë nuk e bëjnë sepse kanë krijuar një zakon të kushtëzuar nga ndonjë punë që u është dashur ta kryejnë kaq herët. Jo. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë. Në këtë orë, ata çohen, sepse janë të ngopur me gjumë, pra kanë marrë atë sasi gjumi që u duhet për të vazhduar të qetë dhe me cilësi veprimtarinë e tyre “zgjuar”. Madje, zgjime të tilla nuk ndodhin vetëm gjatë ditëve të punës, por edhe gjatë fundjavave, apo pushimeve të gjata të vitit. Por ndërkohë që do të mendoni se nëse këta njerëz çohen kaq herët, atëherë duhet që domosdoshmërisht të bien herët edhe në darkë. Do të befasoheni kur të dëgjoni se kategoria e njerëzve për të cilët po flasim bie në gjumë ekzaktësisht pas mesit të natës, pra gjithsej i takon që të flenë vetëm katër orë. Dhe në vend që në raste të tjera këta njerëz të ishin plot nerva dhe me mungesa të theksuara të përqendrimit, siç u ndodh personave që nuk janë ngopur me gjumë, në të kundërt ata janë brilantë dhe të kthjellët si të kishin fjetur gjatë gjithë ditës. Dhe janë edhe shumë rezultativë në punën që bëjnë. Njerëz të tillë nuk e kanë të nevojshme që ta nxisin veten për të qenë në një formë të tillë. Ata thjesht janë ashtu në mënyrë të natyrshme. Nga mjekët, ose më mirë nga specialistët njihen me termin “gjumëpakët” dhe për ta janë plotësisht të mjaftueshme katër orë gjumë. Maksimumi pesë në rastet ekstreme. Ata nuk kanë nevojë as për kafeinë, apo për ndonjë produkt tjetër, për të qenë në gjendje “esëll”. Dhe sikur ky “bekim” të mos mjaftonte, ata janë edhe shumë “elegantë” zakonisht. Disa shkencëtarë nga Kalifornia kanë zbuluar së fundi një lidhje gjenetike. Kështu, në shumë raste, nëna dhe vajza kanë të njëjtat zakone përgjumjeje, pra ose janë nga ata të zakonshmit që bien herët dhe çohen vonë, ose bëjnë pjesë në atë “elitë” qeniesh që bien shumë vonë dhe çohen herët, duke qenë në formë shumë të mirë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me të njëjtin variacion gjenetik, si te nëna edhe te vajza. Ky lloj gjeni mendohet që është i pranishëm 2 deri në 3 për qind të popullsisë së planetit. Pra është një gjen shumë i rrallë dhe si pasojë edhe i çmuar. Ata që flenë kaq pak, zakonisht janë edhe shumë të motivuar, energjikë, çka mund të shpjegojë edhe faktin se shpesh njerëz të mëdhenj, të cilët kanë arritur shumë në jetë dhe kanë pasur jetë intensive, kanë qenë persona që kanë bërë pjesë në kategorinë e atyre që flenë shumë pak dhe që zakonisht çohen në orët e para të ditës. Një nga ata ka qenë edhe Margaret Theçer që zakonisht shquhej për rezistencën që kishte ndaj seancave dhe debateve të gjata politike në Parlament dhe në qeveri. Një tjetër njeri me një “dhunti” të tillë ka qenë Leonardo da Vinçi, i cili nuk flinte kurrë më shumë se pesë orë në ditë. E megjithatë, pjesa më e madhe ndër ne e dinë mirë se të paktën pa shtatë orë gjumë nuk është e mundur që të përballosh një ditë pune me përqendrimin e duhur. Por cili është sekreti i orëve të pakta të gjumit? Ka shumë nga ata që e konsiderojnë gjumin humbje kohe. Në një familje ku një baba ka një mundësi të tillë dhe çohet herët, edhe fëmijët si pasojë përpiqen që të kenë të njëjtën marrëdhënie ndaj gjumit. Ky është një rast kur ky zakon mund të ushtrohet dhe të krijohet, edhe pse gjithmonë është i suksesshëm. Rastet e suksesshme zakonisht kanë të bëjnë me faktorin gjenetik. Por ndërsa ky fenomen, apo ky tipar është shumë i rrallë dhe “pasuri” e pak personave, njerëzit e zakonshëm, pra shumica, duhet patjetër që të bëjnë shtatë orë gjumë çdo natë. Marrëdhënia me gjumin është gjithnjë personale dhe nuk duhet që të forcojmë veten që të jemi ata që nuk jemi apo të bëjmë ato gjëra që në fakt do të na dëmtonin, edhe pse të tjerët nuk dëmtohen. Në rast të kundërt do të rrezikonim shëndetin.

Saturday, July 21, 2012

10 efektet pozitive që sjell e qeshura në shëndetin tuaj

Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme. Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë. Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin. E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. 

Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë. Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.
1- E qeshura është ngjitëse

Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t’iu mërzisin më tepër.
2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm

Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.
3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës

Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.
4- E qeshura ndryshon humorin tonë

Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë. Vetëm kështu nuk do të lejoni që stresi të bëhet pjesë e ditës tuaj.
5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj

Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush.
6- E qeshura eliminon stresin

Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket. Mundohuni ta mbani sa më larg stresin duke bërë të qeshurën pjesë të pandarë të jetës suaj.
7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat

Ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një drogë natyrale, sigurisht që ka vetëm efekte pozitive në shëndetin tuaj.
8- E qeshura forcon sistemin imunitar

Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Rezultatet duken në një shëndet mendor e fizik të kënaqshëm.
9- E qeshura ul tensionin e gjakut

Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni. Rezultatet do të jenë të pëlqyeshme dhe nuk do të nguroni ta provoni sërish.
10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive

Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar së qeshuri. Është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se “jeta është e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje. Bëjeni mesazhin “jeta është e bukur” moto të ditës suaj. Vetëm do kështu nuk do të keni probleme shëndetësore, pagjumësi, stres, dhimbje koke, etj.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More